Vinicius dhe Brahim kthehen në skuadër, Zidane e lë në shtëpi Jovicin


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 17:18

Real Madrid do të luajë xhiron e 13 në La Liga në udhëtim te Eibar të shtunën nga ora 18:30.

Zinedine Zidane ka zbuluar 19 lojtarët e ftuar për ndeshjen me Eibarin në kuadër të xhiros së 13 në La Liga, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:30, raporton Gazeta Express.

Zizu e ka lënë në shtëpi sulmuesi, Luka Jovic, derisa edhe Odriozola vazhdon të mos marrë ftesë nga trajneri francez.

Në skuadër janë rikthyer Brahim dhe Vinicius Junior, jashtë për shkak të dëmtimeve kanë mbetur; James, Bale, Nacho dhe Asensio.

SKUADRA E REAL MADRID:

Portierë: Courtois, Areola dhe Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane dhe Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde dhe Isco.
Sulmues: Hazard, Benzema, Lucas Vázquez, Brahim, Vinicius Jr. dhe Rodrygo.

Te fundit


Kthehu lart