Viktor Dimovski është drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare


Gazeta Express
11 Qershor 2019 20:49

Viktor Dimovski është emëruar drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Vendimi për emërimin e Viktor Dimovskit në këtë funksion është sjellë në seancën e 139-të të rregullt qeveritare, përcjellë KOHA.

Viktor Dimovski nga viti 2017 ishte sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai është doktor i shkencave politike dhe diplomat me karrierë prej më shumë se njëzet vjet përvojë diplomatike.

Në periudhën e kaluar ishte ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i vendit tonë në Serbi dhe Mal të Zi, si dhe në shtetin Izrael.

Ka kryer edhe veprimtari të tjera me përgjegjësi në Ministri, si ndihmës i ministrit, këshilltar shtetëror dhe këshilltar special.

Ishte koordinator kombëtar i vendit tonë në disa iniciativa rajonale, kryesues i Komitetit të drejtorëve politikë në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe kryetar i pjesës së Maqedonisë në Komisionin shtetëror për caktimin e kufirit me RS të Jugosllavisë.

Në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2009 Dimovski ishte drejtor i Agjencisë për Zbulim.

Qeveria, në seancën e sotme, gjithashtu e konstatoi edhe dorëheqjen e drejtorit të burgut hetues – Shkup Gjoko Kotevski. Me propozim të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve për u.d. drejtor i këtij institucioni është emëruar Esad Rahiq.

Me propozim të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve për u.d. drejtor i këtij institucioni është emëruar Esad Rahiq.

Ai është magjistër i shkencave të sigurisë dhe ish kryetar i Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, si dhe ish kryetar i Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Te fundit


Kthehu lart