Viktima e fundit nga koronavirusi është nga Mitrovica, kryetari i komunës jep detaje - Gazeta Express
string(83) "viktima-e-fundit-nga-koronavirusi-eshte-nga-mitrovica-kryetari-i-komunes-jep-detaje"

Viktima e fundit nga koronavirusi është nga Mitrovica, kryetari i komunës jep detaje

Gazeta Express

02/07/2020 23:42

Sonte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55.

Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.

“Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.

Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai në Facebook.