Vijon seanca për rastin “Monstra”, specialja me dëshmi të reja


Gazeta Express
22 Gusht 2019 10:20

Në Gjykatën Penale në Shkup sot pritet të vazhdojë gjyqi për rastin “Monstra”, i cili ka të bëjë me vras jen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Në seancën e fundit u dëgjua një dëshmitar, ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev paralajmëroi ekspertizë të 31 telefonëve, e cila do të paraqitet si dëshmi e re. Ai tha se telefonët janë marrë gjatë kontrolleve në hetimin e parë.

Prokurorja Fatime Fetai e PSP-së e informoi gjykatën se pas përfundimit të kësaj pjese të procedurës, do të propozojë audio-incizime dhe transkripta nga bisedat e përgjuara lidhur me këtë rast.

Gjykata tha se do të duhet kohë të njihet përmbajtja e tyre dhe më pas do të vendoset për publikimin e tyre.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart