Vijnë emigrantët për pushime, trafik i rënduar në rrugët e qytetit të Vlorës - Gazeta Express
string(75) "vijne-emigrantet-per-pushime-trafik-i-renduar-ne-rruget-e-qytetit-te-vlores"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 15:20

Vijnë emigrantët për pushime, trafik i rënduar në rrugët e qytetit të Vlorës

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 15:20

Mëngjesin e kësaj të shtune, në portin e Vlorës kanë mbërritur mbi 1 mijë pasagjerë dhe 260 automjete me tragetin Brindisi–Vlorë, ndërsa një tjetër fluks pritet pasditen. Autoritetet parashikojnë rritje të numrit të udhëtarëve gjatë javës së dytë të gushtit pasi parashikohet që më shumë emigrantë të vijnë për pushime.

Vlora po përballet me trafik të rënduar këtë fundjavë, veçanërisht në hyrje-daljet e qytetit, rrugën drejt plazheve dhe aksin Transballkanik. Policia Rrugore është dislokuar në pikat kryesore për të menaxhuar qarkullimin.