Haradinaj: Nuk është vepër penale nëse i hedhim verë të kuqe në fytyrë Kurtit - Gazeta Express
string(76) "haradinaj-nuk-eshte-veper-penale-nese-i-hedhim-vere-te-kuqe-ne-fytyre-kurtit"

Haradinaj: Nuk është vepër penale nëse i hedhim verë të kuqe në fytyrë Kurtit

Gazeta Express

24/02/2020 23:52

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj thotë se e ka pëlqyer veprimin e gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

“Shumë mirë kanë bo. M’ka pëlqy. Gjest shumë i bukur”, tha Haradinaj në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Lexo Edhe:

Por a janë anëtarë të AAK’së ata që hodhën vezë në drejtim të Hotit?

“Nuk e di. Garant po ama nuk e di”, tha Haradinaj, “por kanë vepruar shumë mirë. Shpresoj të jenë të AAK’së”, shtoi ai.

“Nuk ka asgjë personale me Avdullah Hotin por qëndrimet e zëvendëskryeministrit”, tha ai.

“Sprej, vezë, domate”, janë forma të protestës.

“Albin Kurtit me ja gjuajt një venë të kuqe, të prodhuar në Kosovë, fytyrës nuk është vepër penale”, tha Haradinaj./Express/