Vigan Nimani përballë nocionit të kohës dhe kujtesës kulturore - Gazeta Express
string(62) "vigan-nimani-perballe-nocionit-te-kohes-dhe-kujteses-kulturore"

Arte

Gazeta Express

09/05/2022 16:34

Vigan Nimani përballë nocionit të kohës dhe kujtesës kulturore

Arte

Gazeta Express

09/05/2022 16:34

Për tri ditë rresht, nga 5 – 7 maj, artdashësit patën mundësinë ndiqnin ekspozitën shëtitëse “Nocioni i kohës dhe kujtesa kulturore”, të Vigan Nimanit

Pergatiti: Donjeta Abazi

Lexo Edhe:

Ekspozita shëtitëse e artistit Vigan Nimani u shfaq për tri ditë me radhë në tri lokacione të ndryshme. Fillimisht më 5 maj në Kino Armata në të cilën pati edhe performancë muzikore live, pastaj në Grand Hotel Prishtina, m; 6 maj dhe në ditën e tretë artisti e la të hapur ekspozitën në studion e tij artistike, ku vizitorët patën mundësinë e bashkëbisedimit me vetë artistin dhe kuratoren e ekspozitës, Seda Yildiz.

Vigan Nimani është artist, i cili punën e tij e filloi qysh moti; luante në grupin muzikor Tetris dhe aktualisht është punëtor kulturor në Kino ARMATA.

Që në vitet 2000, ai ka qenë një figurë aktive në skenën lokale të artit dhe kulturës në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, i cili është zhvilluar nga eksperimentimi dhe vetorganizimi i banorëve.

Lidhja e ngushtë e Nimanit me vendlindjen e tij bëhet e dukshme në artin e tij. 

Foto nga: Öncü Hrant Gültekin

Në fakt ideja që krijohet menjëherë në studion e artistit është fakti se gjithçka prezentë aty ka një ndërlidhje qoftë direkte ose indirekte me qytetin e Prishtinës, por edhe me vetë kohën e dikurshme.

I pyetur për këtë lloj gërshetimi artistik, Nimani shprehet:

“Ideja e ekspozitës, të cilën e kemi bërë bashkë me kuratoren Seda Yildiz, ka qenë që të tregohen tri praktikat e mia të punës: piktura, fotografia dhe muzika. Po ashtu të përfshihen shumica e veprave te mia, ngjashëm me një lloj retrospektive”.

Planet urbanistike, fotot artistike të ndërtesave të ndryshme, pastaj një fotografi e një traktori në një rrugicë të pluhurosur pa ndërtime industriale dërgojnë tek publiku një mesazh interesant të dualizmit mes të vjetrës dhe të resë, mes të dikurshmes dhe të tashmes, mes perfeksionit në pamje dhe të lirës.

Foto nga: Öncü Hrant Gültekin

I pyetur se cili vend mendon ai personalisht që i është përshtatur me se shumti ekspozitës, artisti Vigan Nimani thotë se ishte hapësira në Grand Hotel:

“Mendoj që në Grand Hotel ishte vendi ku pikturat flinin më së miri dhe u dha shikuesve një atmosferë krejt të veçantë për dallim nga dy vendet e tjera”.

Foto nga: Öncü Hrant Gültekin

Pos shijes së artistit për arkitekturën, pikturën, fotografinë e muzikën kjo u bë edhe pjesë se punës se tij, dhe ndryshe prej ekspozitave që jemi mësuar t’i shohim, kjo ekspozitë mbetet ndër më të veçanta për mënyrën e realizimit dhe takimin në një pikë të vetme të gjithë këtyre elementeve në një.

Foto nga: Öncü Hrant Gültekin

Vigan Nimani është duke u përgatitur për punët e ardhshme në fushën e tij artistike.

Ai do të jetë pjesëmarrës në “Manifesta 14”, e cila do të hapet më 22 korrik 2022 në Prishtinë.

/Gazeta Express