Vieri: Donnarumma e shpëtoi Milanin nga pësimi i 6 golave kundër Interit


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:24

Christian Vieri ndërhyri gjatë emisionit “Tiki Taka”, ku po flitej për derbin e Madoninnas, i fituar 2-0 nga Interi. Ish-sulmuesi zikaltër tha se Interi nuk mori një fitore tenistike falë portierit kuqezi.

“Nuk kishte ndeshje. Pamë një Inter të madh dhe kjo pritej pas asaj ndeshjeje të shëmtuar në Champions. Dihej që do të luante me intensitet, agresivitet, presion dhe dëshirë. Milani ishte zero, pati vetëm atë rastin me Suson. Po të mos kishte qenë Donnarumma, Interi do të kishte fituar 5 ose 6 me 0.”

Bobo Vieri komentoi edhe dy golat zikaltër, pa harruar të lëshonte edhe një batutë thumbuese për tifozët e Interit.

“Goli i Lukakut ishte shumë u bukur. Conte e kërkoi me çdo kusht dhe duket që ka patur të drejtë. Goli i Brozovicit? Të gjithë prinsin krosim, por Sensi pasoi për Brozovicin, që gjuajti në portë. Tifozët janë të çmendur: pas ndeshjes së Championsit të gjithë ishin për t’u zhdukur. Vetëm 3 ditë në pas, futbollistët bëhen sërish të fortë.”

Te fundit


Kthehu lart