Vidhnin shtëpi në Itali, arrestohen 4 shqiptarët, mes tyre 2 vajza - Gazeta Express
string(64) "vidhnin-shtepi-ne-itali-arrestohen-4-shqiptaret-mes-tyre-2-vajza"

Vidhnin shtëpi në Itali, arrestohen 4 shqiptarët, mes tyre 2 vajza

Gazeta Express

24/01/2020 10:31

Para dy ditësh është zhvilluar seanca gjyqësore për katër shqiptarë që vidhnin shtëpi në Itali dhe ndaj tyre është vendosur masa “arrest me burg”.

 Bëhet me dije se nga 4 të arrestuarit 2 prej tyre janë vajza. Në prangat e policisë italiane kanë rënë Mirel Tusha, 34 vjeç, Dede Koçi, 26 vjeç dhe dy vajzat Manuela Oshafi, 29-vjeç dhe Suzana Stafasani 38-vjeç.

Lexo Edhe:

Të arrestuarit dyshohen për 4 vjedhje banesash në zonën e Macerata dhe në Porto Recanati.

Vajzat kanë deklaruar në polici se nuk kishin lidhje me ngjarjet e banesave të vjedhura. Ato thanë se kanë qenë duke pritur në makinë dhe nuk kishin dijeni që 2 djemtë me të cilët shoqëroheshin po grabisnin shtëpi.

Mësohet se njëra nga vajzat kishte vetëm disa javë në Itali dhe ishte mysafire e njërit prej autorëve të katër grabitjeve.

Gjykata pasi shqyrtoi çështjen caktoi masën arrest me burg për të katër shqiptarët.