Vidhet kisha e “Shën Dhimitrit” në Himarë - Gazeta Express

Vidhet kisha e “Shën Dhimitrit” në Himarë

Ballina

Gazeta Express

16/09/2019 11:29

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur kishën e “Shën Dhimitrit” në fshatin e mirënjohur turistik të Palasës, në Himarë të Vlorës.

Sasia e vjedhur e parave kap një shifër të ulët prej 10 mijë lekësh të reja. Policia ka shkuar në vendngjarje por ende nuk ka mundur të identifikojë grabitësit.

“Në fshatin Palasë, Himarë nga persona ende të pa identifikueshëm është vjedhur kisha e “Shën Dhimitrit” ku janë marrë një sasi parash prej 10.000 lekë,”-raporton policia./Express