Videoja që mund të tregojë se Loredana dhe Mozzik kanë kurdisur gjithçka


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 10:52

Loredana poston video ku shihet duke kënduar këngën më të fundit të Mozzik.

Janë bërë disa javë që kur çifti i njohur Loredana dhe Mozzik kanë deklaruar se lidhja e tyre ka përfunduar.

Por veprimet e artistëve që nga këto deklarata na bëjnë të dyshojmë se ka qenë vetëm krizë momentale në lidhjen e tyre dhe se ata kanë ‘kurdisur’ gjithçka.

Dje Loredana ka publikuar një video ku ajo këndon këngën e re të Mozzik “Dhelpër Dinake”, këngë kjo për të cilën të gjithë thonë se i dedikohet pikërisht asaj.

Mozzik ditë më parë ka deklaruar se beson akoma në dashuri.

Kjo deklaratë e tij, fuqizon më shumë dyshimet se ende ka ndjenja për ish-partneren e tij, pasi në emision disa javë më parë Mozzik ka thënë se ndaj Loredanës ka pasur ndjenja dhe dashuri të fortë.

Poashtu nuk duhet harruar të përmendet edhe postimi i Loredanës, një varëse me shkronjën H, kuptimi i së cilës është Hana, vajza e çiftit, dhe shkronjën M, Mozzik.

Postimi është fshirë menjëherë, por prapë reperja ka postuar një selfie ku në qafë mbante të njëjtën varëse.

Te fundit


Kthehu lart