Videoja e Papës bëhet virale, ai sillet si një çapkën me njerëzit që shkojnë t’ia puthin dorën


Gazeta Express
26 Mars 2019 18:25

Videoja ku shihet Papa Françesku duke e tërhequr vazhdimisht dorën e tij kur njerëzit ia puthnin atë është bërë virale në internet, duke u bërë pjesë e luftës kulturore katolike mes konservatorëve dhe progresistëve.

Një faqe konservatore katolike, e cila shpesh e kritikon Papën, ka thënë se këto pamje janë shqetësuese. Ky qëndrim është paraqitur përmes një artikulli ku shkruhej për historinë e gjatë të unazave që i përdor Papa dhe për rëndësinë e tyre.

Disa vëzhgues të Vatikanit kanë thënë se as paraardhësve të Papa Françeskut, përfshirë Papa Benediktin dhe Papa Gjon Palin e Dytë, nuk iu ka pëlqyer shumë kur njerëzit ua kanë puthur dorën.

Pope Francis rebuffs worshippers trying to kiss his ring

Pope Francis repeatedly pulled his hand away when worshippers attempted to kiss his papal ring at the Holy House of Loreto in Italy on Monday. Kissing the papal ring is traditionally seen as a sign of respect for the office. A close aide to the pope later said: ‘Sometimes he likes it, sometimes he does not.’

Vatikani nuk ka dhënë sqarime pse Papa Françesku ka qenë aq i vendosur që të mos i puthet unaza që e kishte në gisht. “Nganjëherë i pëlqen, nganjëherë jo. Është kaq e thjeshtë”, tha një ndihmës i tij në kushte anonimiteti. Ai tha se ishte i mahnitur nga reagimet e shumta për këtë rast, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart