Videoja e autopsisë së një alieni në 1995


Gazeta Express
12 Korrik 2019 22:21

Autopsia e një alieni është një video bardhë e zi e cila tregon ekzaminimin mjekësor, apo thjeshtë autopsinë, e një qënie jashtëtokësore nga ushtria amerikane. Ajo ishte lëshuar në vitin 1995 nga londinezi Ray Santilli.

Videoja ishte autentike dhe tregonte trupin e një alieni i cili ishte marrë nga disku fluturues që kishte rënë afër Rosuell në Nju Meksiko. Qeveria amerikane ka mohuar gjithmonë që një mjet i paidentifikuar kishte rënë në atë vend, por gjithsesi banorët e zonës tregojnë se një mjet i pa identifikuar kishte rënë dhe prezenca e ushtrisë amerikane në atë vend ishte e madhe pas rënies së saj.

Pamjet e këtij filmi Santilli thotë se ia ka dhënë një kameraman i pensionuar e ushtrisë i cili kishte dashur të mbeste anonim.

Më vonë ai shpjegoi se disa pjesë në këtë film ishin të shtuara por nuk tregoi se cilat pjesë.

Gjithsesi kjo është nj ndër provat më të mëdha që përdoret për vërtetësinë e alienëve. Dëshmitarët të shumtë kanë treguar për këtë ngjarje dhe thonë se trupi i alienit së bashku me objektin e paidentifikuar ndodhen në Zonën 51./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart