Dëmshpërblim prej 410 mijë eurosh është vendimi që ka marrë nga Gjykata për familen e Nikolla Todit, shqiptarit hidraulik që 10 vite më parë gjeti vdekjen nga plumbat e Policisë greke dhe kriminelëve gabimisht në ”Masakrën e Vironas” në Attika të Athinës.
Banda drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013.
25 vjeçari u ekzekutua me 4 plumba prej policisë greke,e cila e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit helen.
U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.
Sipas vendimit të gjykatës,shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës,si edhe prindërit e tij për humbjen e pësuar, ndërsa nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit, i cili kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.
Më poshtë pamje të mediave greke nga përleshja e armatosur në 2010 ku mbeti i vrarë Nikolla Todi.