VIDEO/Skema e vrasjes mafioze në Panaja, si u ekzekutuan Shpati Lena dhe Hakim Xhezo - Gazeta Express
string(83) "video-skema-e-vrasjes-mafioze-ne-panaja-si-u-ekzekutuan-shpati-lena-dhe-hakim-xhezo"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2022 17:48

VIDEO/Skema e vrasjes mafioze në Panaja, si u ekzekutuan Shpati Lena dhe Hakim Xhezo

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2022 17:48

Autorët janë përgatitur për disa javë për kryerjen e atentatit ndaj Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos në autostradën  Vlorë-Fier, për ta finalizuar pasditen e së enjtes.

Grupi hetimor beson se dy viktimat kanë qenë në vëzhgim për disa kohë dhe gjatë kësaj periudhe janë siguruar edhe mjetet për vrasjen.

Lexo Edhe:

Verifikimet treguan se makina tip “BMW” e gjetur e djegur pas atentatit është grabitur javë më parë në zonën e Shijakut.

Ndërkohë që me shpresën e sigurimit të ndonjë pamje të autorëve, grupi hetimit po vijon të sekuestrojë pamje të kamerave të sigurisë në qytetin e Vlorës dhe bizneset në hyrje të autostradës.

Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes, besohet se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Makina e autorëve i ka ndjekur nga pas dhe jo më shumë se 100 metra pa shkuar te mbikalimi Panajasë, i kanë hyrë në parakalim dhe kanë nisur të qëllojnë.

Të shtënat anësore kanë zgjatur pak metra dhe më pas janë përqëndruar në xhamin e parë të makinës së viktimave deri sa ajo përfundon në kanal.

Tre armët e gjetura në makinën e djegur në fshatin Çerven janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, teksa në mjet burime thanë se nuk janë gjetur prova. Hetuesit gjithashtu kanë marrë në pyetje të paktën 15 persona, të afërm dhe dëshmitarë, teksa hetimet janë përqëndruar drejt pistës së hakmarrjes dhe implikimit të çështjeve të drogës./Tv Klan