Tashmë prej ditësh është miratuar vendimi për të rimbursuar barnat për pacientët me Covid. P . Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku iu sqarohen qytetarëve të gjitha procedurat.
Sipas asaj që poston ministrja qytetarët e prekur nga koronavirusi duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose në të kundërt mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Pas recetës që jep mjeku i familjes, dhe kodit të përcaktuar, pacienti paraqitet në farmaci.
Postimi i Manastirliut
Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.
Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...