Video/ Rusët bombardojnë tregun në qytetin ukrainas, të paktën 16 të vrarë - Gazeta Express
string(72) "video-ruset-bombardojne-tregun-ne-qytetin-ukrainas-te-pakten-16-te-vrare"

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2023 15:49

Video/ Rusët bombardojnë tregun në qytetin ukrainas, të paktën 16 të vrarë

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2023 15:49

Të paktën 16 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në tregun Kostyantiniviki, qytet në lindje të Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Artileria dhe aviacioni terrorist rus vrau 16 persona në qytetin Kostyantinivki në rajonin e Donetskut”, ka shkruar Zelensky.

Ai shtoi se është bombarduar tregu dhe disa farmaci, ku për fat të keq numri i të vdekurve dhe të plagosurve sipas tij mund të rritet.

Kostyantinivka gjendet në afërsi të vijës së parë të frontit.