Video qesharake: Lojtarët e rinj të Man Unitedit u këndojnë bashkëlojtarëve


Gazeta Express
11 Korrik 2019 11:23

Lojtarët e rinj të Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James, ishin në qendër të vëmendjes në mesin e bashkëlojtarëve të tij, përderisa ekipi i parë është në turne në Australi.

Manchester Unitedi e ka bërë traditë që lojtarët e rinj, qofshin nga akademia apo të transferuar nga ndonjë klub tjetër, të detyrohen të këndojnë para lojtarëve të ekipit të parë kur t’i bashkohen skuadrës së “Djajve të kuq”, transmeton Gazeta Express.

Pikërisht këtë gjë e bënë Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James të mërkurën pasdite, kur skuadra e Manchester Unitedi po hante drekë në restorantin Nobu në Perth të Australisë. Darkën e pagoi Ashley Young, i cili po e festonte ditëlindjen e 34-të.

Duke e mbajtur një lugë në dorë, anësori uellsian e këndoi këngën “Follow me” të Uncle Cracker, përderisa bashkëlojtarët e tij tentonin të mos qeshnin dhe duartrokitnin.

Wan-Bissaka e zgjodhi një tjetër zhanër të muzikës, duke tentuar ta këndojë këngën ‘Tap” të repistit Nav. Lojtarët e tjerë nuk arritën të mos qeshnin këtë herë, veçanërisht kur erdhi koha për një pjesë të këngës me fjalë të papërshtatshme.

Pastaj i erdhi rendi mesfushorit Scott McTominay, i cili e këndoi këngën klasike të Bill Withers “Ain’t No Sunshine” shumë më mirë se bashkëlojtarët e tij. Yjet e tjerë reaguan duke duartrokitur. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart