VIDEO/ Premtimi i kuksianit nga Anglia: Do vijmë ta rrëzojmë atë qeveri më 25 prill - Gazeta Express
string(81) "video-premtimi-i-kuksianit-nga-anglia-do-vijme-ta-rrezojme-ate-qeveri-me-25-prill"

VIDEO/ Premtimi i kuksianit nga Anglia: Do vijmë ta rrëzojmë atë qeveri më 25 prill

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2020 22:36

Gjatë ditës së sotme Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë në Kukës ku ka takuar disa banorë dhe është njohur me problematikat e qytetit verior.

Ai është ndalur në familjen e Myrteza Iseberit, i cili ka 4 djem, nga të cilët 3 janë larguar në emigrim.

Basha ka zhvilluar edhe një telefonatë me njërin nga djemtë e familjes që jeton ën Angli, i cili i ka thënë kryedemokratit “do vijmë të votojmë ta rrëzojmë atë qeveri”.

“Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.

Lexo Edhe:

Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.

Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin”, shkruan Basha