Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur, të martën, shembjen e 20 ndërtesave në lotin e tretë të Unazës së Madhe.
Ashtu sic ishte parashikuar janë prishur ndërtesat nga dy deri në katër kate që kanë funksion banimi ose shërbimesh. Një veprim i IKMT që vjen jo i duhuri në radhë, sepse pronarët e ndërtesave të papajisura me letra, nuk janë dëmshpërblyer.
Mesa suket IKMT nuk ka parashikuar as orarin e duhur për të filluar shembjen e ndërtesave. E gjitha kjo ka ndodhur në kulmn e fluksit të qarkullimit të njerzëve. Unaza e re është një makth për shoferët në ditë normale, ndërsa dje IKMT është bërë shkak duke e rënduar trafikun më tepër.
Video e mëposhtme ka ardhur në redaksi nga një qytetar i revoltuar, i cili e kishte nisur të ëmën që vuan nga astma me urgjencë në spital. Gjendja e të moshuarës ishte përkeqësuar nga pluhuri i madh i krijuar nga shembja e ndërtesave.
Përveç këtyre neglizhimeve nga ana e IKMT që e vëshirëson jetën e qytetarëve, drama më e madhe është se shumë banorë janë lënë në qiell të hapur pasi nuk kanë përfituar as dëmshpërblim nga ana e autoriteteve.
Kostoja e tenderit për lotin e tretë është rreth 1,2 miliardë lekë, rreth 10 milionë euro.
Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës, janë prishur rreth 170 objekte të madhësive të ndryshme.