Video: Lufta dhe lotët e Majlinda Kelmendit gjatë triumfit në Rio 2016 - Gazeta Express
string(69) "video-lufta-dhe-lotet-e-majlinda-kelmendit-gjate-triumfit-ne-rio-2016"

Video: Lufta dhe lotët e Majlinda Kelmendit gjatë triumfit në Rio 2016

Gazeta Express

07/08/2020 10:28

Pasi sot janë bërë katër vjet nga suksesi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, videoja e finales së luftuar me djersë nga xhudistja pejane dhe lotët e festës pas arritjes së medaljes së artë janë kthyer sërish në vëmendje e sportdashësve në Kosovë.

Më 7 gusht të vitit 2016, Majlinda Kelmendi shkoi histori në Kosovë duke e fituar medaljen e parë të artë të vendit në debutimin në Lojërat Olimpike, duke bërë kështu që Kosova të jetë në mesin e 106 shteteve të botës që kanë të paktën një medalje të artë në koleksionin e tyre, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Majlinda, në atë kohë 25-vjeçare, kishte triumfuar në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë, pasi që e kishte mposhtur italianen Odette Giuffrida me “yoku” në finale. Pas triumfit, pejania ishte ulur në gjunjë dhe kishte filluar të qante, pak para se të shkonte te një grup i vogël i përkrahësve, të cilët po thërritnin “Kosova, Kosova!”.

Momentin e fitores së Majlindës dhe festën e saj pas triumfit mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Judoka Kelmendi becomes Kosovo’s first Olympic Champion

Majilinda Kelmendi becomes Kosovo’s first Olympic Champion, winning gold in Women’s -52kg Judo. Subscribe to the official Olympic channel here: http://bit.ly…

Kjo kishte qenë hera e dytë që kosovarja kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike, pasi që ajo kishe garuar edhe në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, kur e kishte përfaqësuar Shqipërinë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ishte themeluar në vitin 1992, por u pranua nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik vetëm në vitin 2014. /Gazeta Express/