VIDEO/ Kush është "i forti" Ervis Çausholli, i përfshirë në atentatin e sotëm në Elbasan - Gazeta Express
string(84) "video-kush-eshte-i-forti-ervis-causholli-i-perfshire-ne-atentatin-e-sotem-ne-elbasan"

VIDEO/ Kush është “i forti” Ervis Çausholli, i përfshirë në atentatin e sotëm në Elbasan

Gazeta Express

25/11/2020 13:13

Pas atentatit të sotëm në Elbasan, mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes drejtuesit të automjetit Mazda, dhe Ervis Çaushllarit. Shoferi fillimisht mësohet se e ka qëlluar me një kaçavidë dhe në përleshje e sipër Ervis Çaushllari, ka nxjerë armën dhe e ka qëlluar të paktën 5 herë. Deri në këto momente mesohet se Çaushllari është larguar dhe ende nuk është ndaluar nga policia e Elbasanit.

Ervis Çaushllari, i njohur ndryshe edhe si “korçari”, është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Lexo Edhe:

“Korçari”, në muajin shkurt të këtij viti i është vënë në ndjekje një automjeti tip “Golf”i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A.

Pamjet filmike qartësojnë se mjetin tip “Audi” me targë AA257ZB e drejton personi që është identifikuar nga policia Ervis Çausholli. Pasi i kalon shumë pranë “Golfit 5”, Çausholli pozicionin makinën paralelisht me automjetin që drejtonte D.A dhe menjëherë zbret nga makina, duke u futur thuajse i gjithë në automjetin tip “Golf”, duke filluar ta godasë me grushte.  Pikërisht në këtë automjet ndodhej D.A, ndërsa Ervis Çausholli, ka tentuar ta tërheqë me forcë dhe ta nxjerrë jashtë makinës.

Në pamundësi për ta nxjerë jashtë automjetit D.A, Çausholli siç duket edhe në këto pamje filmike tenton që ti hapë derën. E gjithë skena ka ndodhur në qendër të Elbasanit, ndërkohë askush nuk ka ndërhyrë megjithëse shumë kureshtarë kanë parë të gjithë skenën e sulmit fizik.

Në pamundësi për ti hapur derën, Ervis Çausholli, ka filluar të qëllojë me shkelma derën e makinës dhe nga goditjet është thyer pasqyra e automjetit. D.A, që ndodhej në makinë është larguar me shpejtësi dhe pas tij, është larguar dhe Ervis Çausholli.

Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin. Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushollit për ta tërhequr ç’ka kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbikëqyr kamerat që ndodhet aty pranë për të zbardhur ngjarjen e plotë.