Një incident i rëndë është regjistruar gjatë një eventi në shkollën private “Sarina 2002” në Tiranë.
Ekrani Led i vendosur pas nxënësve ekselente është shkëputur dhe ka rënë mbi vajzat në momentin kur po diplomoheshin. Disa maturante kanë mbetur të plagosura në kokë dhe trup.
Raportohet se ato janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga policia.