Video e shumë komentuar, zbulohet se për kë pozoi Kurti në Bruksel - Gazeta Express
string(65) "video-e-shume-komentuar-zbulohet-se-per-ke-pozoi-kurti-ne-bruksel"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2022 17:35

Video e shumë komentuar, zbulohet se për kë pozoi Kurti në Bruksel

Lajme

Gazeta Express

19/08/2022 17:35

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Bruksel. Në ditën e parë ka takuar Sekretarin e NATO-s, derisa në ditën e dytë është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Mes gjithë ngjarjeve e zhvillimeve në Bruksel, është komentuar edhe një video, ku Kurti shihet diku brenda një ndërtese në Bruksel teksa rregullohet dhe pozon përballë një fotografi.

Lexo Edhe:

Gjithë këtë ngjarje e ka vëzhguar nga afër ambasadori i Kosovës atje, Agron Bajrami.

Gazeta e famshme spanjolle “El Pais” e ka zbuluar se Kurti ka pozuar për ta, meqë në intervistën që kanë realizuar me Kurtin kanë vendosur fotografinë e cila shihet se është realizuar pikërisht në vendin kur Kurti shihej teksa merrte poza./Express/