Spasovski – Defa: Vendi përparon, fokusim në zbatimin e reformave - Gazeta Express
string(61) "spasovski-defa-vendi-perparon-fokusim-ne-zbatimin-e-reformave"

Spasovski – Defa: Vendi përparon, fokusim në zbatimin e reformave

Gazeta Express

25/02/2020 13:42

Shteti po përparon, u vlerësua në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë Oliver Spasovski me këshilltarin gjerman për ekonomi, i emëruar nga kancelarja Angela Merkel, Valter Defa, me ç’rast janë përshëndetur reformat e bëra dhe përcaktimi për ndryshime të dukshme në pjesën e zbatimit të tyre, përcjell GazetaExpress nga Medial.

Në mbledhjen, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, është shprehur kënaqësi edhe për përcaktimin e kryeministrit, të Kabinetit të kryeministrit dhe të Qeverisë për vendosjen e Njësisë qendrore për mbikëqyrje në Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë, me qëllim të shpërndarjes më efikase të rezultateve në pjesën e reformave kyçe ekonomike dhe është paralajmëruar ndihmë aktive dhe mbështetje nga ana e këshilltarit gjerman dhe ekipit të tij.

Lexo Edhe:

Bashkërisht u konstatua rëndësia e vendosjes efikase të sistemit meritor, me mundësi të barabarta për të gjithë.

“Është i përbashkët qëndrimi se në sistemin e vendosjes është i nevojshëm thjeshtëzimi i procedurave dhe funksionimit të bartësve të pozitave të punës në bazë të vlerësimeve të mira për kompetencat e kuadrove të angazhuara, si dhe marrjes së përgjegjësisë për sjelljen e vendimeve të shpejta dhe cilësore”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Spasovski shprehu falënderim për ndihmën dhe mbështetjen nga këshilltari gjerman Defa, si dhe nga Republika Federale e Gjermanisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në pjesën e politikave ekonomike të rëndësishme për cilësinë e jetës së njerëzve.

“Kemi përparim në të gjitha fushat edhe në ekonomi, por fuqishëm jemi të përcaktuar drejt ndryshimit të praktikave që japin rezultate të shpejta dhe cilësore. Treguam vazhdimësi në proceset reformuese. Në periudhën që vijon jemi të përqendruar në ndryshime të rëndësishme, pozitive dhe të dukshme në pjesën e zbatimit të ligjeve të miratuara sipas standardeve evropiane. Kjo sjell rezultate në cilësinë e shpërndarjes së shërbimeve nga institucionet tek qytetarët dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha kryeministri Spasovski.

Në takim ranë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi produktiv me këshilltarin gjerman Defa dhe ekipin e tij edhe në pjesën e politikave inovative dhe smart specializimit, si fusha të kohës bashkëkohore, atraktive për punën e të rinjve, e nëpërmjet të cilave mundësohet zbatimi efikas i reformave në të gjitha fushat e rëndësishme për qytetarët./GazetaExpress/B.Lika/