Video e kryebashkiakut duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për Lefter Allën - Gazeta Express
string(74) "video-e-kryebashkiakut-duke-pire-kokaine-spak-nis-hetimet-per-lefter-allen"

Video e kryebashkiakut duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për Lefter Allën

Gazeta Express

23/01/2020 11:51

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Ditën e djeshme kryebashkiaku u përball me publikimin e një videoje, ku ai duket teksa konsumon kokainë. Pamjet i ka publikuar në abcneës gazetari investigativ Artan Hoxha, fillimisht duke mos i përmendur emrin kryebashkiakut. Por pak orë më vonë, ka qenë PD ajo që ka dalë në konferencë përmes ish deputetit Salianji, duke i publikuar emrin.

Lexo Edhe:

Më tutje vetë Alla deri më tani ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me videon, duke e cilësuar si një montim.

“Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast. Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh. Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët.”-do të shprehej kryebashkiaku.

Kush është Lefter Alla, ish- mësuesi i fizkulturës që u bë kryebashkiak

Alla lindi më 20 janar të vitit 1972, në Topojan të Bulqizës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.  Ai është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak, në periudhën 89-90 në shkollën “Xhevdet Doda” dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqizës.

Alla mori drejtimin e Bashkisë së Bulqizës pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar duke zëvendësuar në këtë detyrë dajën e tij, Melaim Damizi i cili drejtonte këtë bashki nga viti 2015.

Më herët Alla kishte mbajtur postin e kreut të PS në Bulqizë por megjithatë ka mbajtur një profil të ulët publik pasi përfshirjen në politikën aktive e ka pasur vetëm në 4 vitet e fundit.

Në zonën e Bulqizës ai është më së shumti një emër i njohur për shkak të angazhimit të tij të hershëm në sektorin minerar, pasi nga viti 2001 dhe për 17 vjet me rradhë, Alla ka marrë në zotërim dhe ka drejtuar një nga kompanitë kryesore në fushën minerare.

Pikërisht angazhimi politik e ekspozoi Allën përballë oponionit publik kur vetëm 1 muaj pas betimit si kryetar, vëllai i tij Vangjel Alla u përfshi në një plagosje me armë. Sikur kjo të mos mjaftonte, vetëm një muaj më pas, djali 19 vjeçar i tij, Enio Alla, u arrestua pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike, kanabis sativa.

Megjithatë problemet ligjore të familjes Alla kanë nisur përpara se Lefter Alla të merrte drejtimin e Bashkisë.

Në mars të vitit 2018, 60 fëmijëve në shkollën e mesme “Rifat Manjani’ u asfiksuan, madje disa prej tyre u sollën me urgjencë në Tiranë dhe ekspertiza konstatoi se helmimin te nxënësit e shkaktuan kaldajat të cilat ishin vendosur jashtë kushteve teknike gjatë rikonstruksionit të shkollës.

Firma që realizoi rikonstruksionin e shkollës, ishte tenderuar nga bashkia Bulqizë dhe ishte fituar nga firma Ndregjoni Sh.p.k, e cila ia kishte nënkontraktuar punimet kompanisë “B Alla 76”. Kompani e cila nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave, dhe administrohej nga Ilir Alla, vëllai tjetër i Lefter Allës, i cili asokohe ishte kreu i Partisë Socialiste.