Video: Biseda mes Solskjaer dhe kapitenit të Copenhangen që është bërë virale - Gazeta Express
string(76) "video-biseda-mes-solskjaer-dhe-kapitenit-te-copenhangen-qe-eshte-bere-virale"

Video: Biseda mes Solskjaer dhe kapitenit të Copenhangen që është bërë virale

Gazeta Express

11/08/2020 10:43

Kapiteni i Copenhagen, Zeca, e falënderoi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për gjithçka që ka bërë ai në Manchester United, pas përballjes mes dy klubeve në Ligën e Evropës, të hënën.

Manchester Unitedi e siguroi një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës duke e mposhtur Copenhagen me rezultat 1:0 në çerekfinale, që u zhvillua në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori portugez Bruno Fernandes e shënoi golin e vetëm të ndeshjes, që erdhi nga pika e penalltisë në kohën shtesë, pasi koha e rregullt përfundim me barazim pa gola.

Pas sinjalizimit të fundit të ndeshjes nga gjyqtari, Bruno ishte duke biseduar me Zecan, i cili më vonë e lavdëroi Solskjaer për punën që e ka bërë ai në Old Trafford.

“Faleminderit për gjithçka që ke bërë në Manchester”, i tha greku, që është tifoz i Manchester Unitedit, trajnerit norvegjez.

Norvegjezi iu përgjigj duke i thënë: “Po tentojmë ta kthejmë sërish”.

Manchester Unitedi do të përballet me fituesin e duelit mes Wolves dhe Sevillës për një vend në finalen e Ligës së Evropës. /Gazeta Express/