Video: 10 rekordet e Messit për të cilat s’flet askush - Gazeta Express
string(52) "video-10-rekordet-e-messit-per-te-cilat-sflet-askush"

Video: 10 rekordet e Messit për të cilat s’flet askush

Gazeta Express

27/05/2020 11:55

Lionel Messi ka thyer shumë rekorde të ndryshme gjatë karrierës së tij me Barcelonën dhe Argjentinën. Një tifoz i tij ka vendosur t’i theksojë 10 rekorde të argjentinasit për të cilat mendon se nuk flitet mjaftueshëm.

Gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, Lionel Messi ka thyer rekorde të shumta botërore, është shkruar në histori të La Ligës, ka fituar gjashtë herë Topin e Artë dhe është afër ta arrijë golin e 1000-të në karrierë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi i kishte shënuar 91 gola brenda vitit 2012, kishte arritur të shënonte në 21 ndeshje radhazi të La Ligës dhe e mban titullin e golashënuesit më të mirë të El Clasicos me 26 golat e shënuara kundër Real Madridit.

Megjithatë, tani që vetëm prej ligave të mëdha evropiane ka rinisur vetëm Bundesliga, tifozët e futbollit kanë gjetur më shumë kohë t’i kujtojnë rekordet e ekipeve dhe lojtarëve të tyre të preferuar.

Një gjë të tillë e bëri edhe përdoruesi @AFC_MxL në Twitter, i cili i grumbulloi dhjetë rekorde të argjentinasit, të cilat nuk janë komentuar sa të lartpërmendurat.

Dhjetë rekordet e Messit për të cilat s’flet askush:

1. Më së shumti gola të shënuara si zëvendësues në La Liga gjashtë shekullit të 21-të.

2. Më së shumti gola të shënuara radhazi në La Liga nga jashtë 16-metërshi (6).

3. Lojtari i vetëm që ka arritur të shënojë gol në Kupë të Botës si adoleshent, në vitet e 20-të dhe të 30-ta të jetës së tij.

4. Më së shumti asiste të bëra në histori të Kupës së Botës (5).

5. Më shumë gola të shënuara nga gjuajtjet e lira sesa cilido klub tjetër, gjatë katër vjetëve të fundit.

6. Lojtari i vetëm që ka shënuar dhe ka asistuar në të gjitha garat brenda një sezoni.

7. Lojtari i vetëm që e fituar çmimin si lojtari më i mirë i një turneu të paktën çdo herë në çdo garë ndërkombëtare.

8. Më së shumti het-trike të shënuara në Ligën e Kampionëve (8).

9. Më së shumti gola të shënuara si zëvendësues në një ndeshje të Kupës së Amerikës.

10. Lojtari i vetëm që i ka shënuar pesë gola në një ndeshje të vetme të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/