Veturat e reja mund të bëhen super të lehta, falë një materiali të ri


Gazeta Express
27 Mars 2019 23:14

Është i fuqishëm sa titani, por aq i lehtë sa mund të lundrojnë mbi ujë

Hulumtuesit kanë krijuar një “dru metalik” që është aq i fortë sa titani, dhe është aq i lehtë sa që lundron në ujë, shkruan Futurism.

Aktualisht, ata mund të prodhojnë vetëm një sasi të vogël të këtij metali në një kohë të caktuar, por nëse ata mund të gjejnë një mënyrë që të rrisin në masë të madhe prodhimin e këtij materiali, atëherë mund të ndryshojë gjithçka.

Që nga smartphonët shumë të qëndrueshëm deri tek makinat shumë të lehta në peshë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Pensilvanisë, Universiteti i Illinoisit dhe nga Universiteti i Kembrixhit shpjegojnë se si erdhi deri tek krijimi i këtij materiali.

Së pari ata larguan sfera të shumë vogla plastike, secila qindra nanometra të gjerë, në ujë. Pastaj ata avulluan ujin, i cili shkaktoi që sferat të grumbulloheshin në një model të rregullt. Pas kësaj, ata përdorën një proces të quajtur “electroplating” për të mbuluar sferat në nikel. Së fundi, ata përdorën një tretës për të shpërndarë sferat plastike, duke lënë vetëm grilën e nikelit në vend.

Diku deri 70% e materialit është hapësirë e zbrazët, por ky densitet i ulët nuk është gjëja e vetme që ky material ka të ngjashme me drurin, përcjell Gazeta Express.

Hulumtuesi James Pikul u shpreh kështu në një konferencë për media: “Arsyeja që ne e quajmë dru metalik nuk është vetëm për densitetin e saj, por natyra e saj qelizore. Materialet qelizore janë poroze, nëse shikoni ndërtimin e drurit, kjo është ajo që ju i shihni, pjesë që janë shumë të densitetit të lartë dhe që janë të afta ta përballojnë strukturën. Këto janë të krijuara të mbështesin funksionet biologjike, sikur transporti dhe formimi i qelizave”.

Tani për tani, hulumtuesve iu duhet deri në një ditë që të prodhojnë vetëm një pjesë të metalit me masën sa të një pulle postare. Por nëse ata arrijnë të shpejtojnë procesin e përpilimit të këtij materiali, atëherë potenciali për përdorimin e këtij materiali është i jashtëzakonshëm.

Arkitektët mund ta përdorin për të dizajnuar ndërtesa me forcë shumë më të madhe, ndërtuesit e elektronikës mund të mbulojnë pajisjet e tyre me atë, duke i dhënë më shumë qëndrueshmëri dhe duke i ulur peshën ndjeshëm. Duke mbushur poret me kimikale, hulumtuesit mund të transformojnë materialin në bateri që rimbushet në vetvete.

Timothy J. Rupert, një profesor i asociuar i shkencave të materialeve dhe inxhinierisë në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, i cili nuk ishte përfshirë në hulumtim, gjithashtu sheh përdorime të mundshme për dru metalik në transport.

“Mund të paramendohet të bësh një makinë me të njëjtat standarde të sigurisë të përdorura sot, por një peshë shumë më të lehtë”, tha Rupert për The Philadelphia Inquirer. “Kjo do të kishte implikime të mëdha për efikasitetin e energjisë”.

Me fjalë të tjera, ky dru metalik mund të lejojë që automjetet elektrike të shkojnë shumë më larg në një mbushje të vetme, duke eliminuar një nga çështjet kryesore që aktualisht ndalojnë disa shoferë që të tregtojnë makinat e tyre me karburant me fosile për veturat elektrike më miqësore me ambientin. /Express/

Te fundit


Kthehu lart