Vetura me targa të Kosovës aksidentohet në aksin Lezhë-Shkodër, 4 të plagosur - Gazeta Express
string(76) "vetura-me-targa-te-kosoves-aksidentohet-ne-aksin-lezhe-shkoder-4-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 14:18

Vetura me targa të Kosovës aksidentohet në aksin Lezhë-Shkodër, 4 të plagosur

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 14:18

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj.

Burime për Abc bëjnë me dije se një automjet tip “Fuoristradë Mitsubish” me targa greke, është përplasur me një “Audi A6.”

Lexo Edhe:

Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i Audit me targa të Kosovës.

Katër persona kanë mbetur të plagosur.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku në të dyja anët dhe lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.

Abc ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet se dy automjetet janë bërë copë.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Abcnews.al.