Vetura luksoze e këngëtarit shqiptar përmbytet nga vërshimet në Gjermani - Gazeta Express
string(72) "vetura-luksoze-e-kengetarit-shqiptar-permbytet-nga-vershimet-ne-gjermani"

Rozë

Gazeta Express

19/06/2021 10:28

Vetura luksoze e këngëtarit shqiptar përmbytet nga vërshimet në Gjermani

Rozë

Gazeta Express

19/06/2021 10:28

Vetura e Ardianit u mbulua pothuajse tërësisht nga vërshimet.

Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi me anë të disa postimeve tregoi se i ndodhi e papritura mbrëmë.

Lexo Edhe:

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, vetura e tij super-luksoze u përmbyt nga uji.

Ai ka publikuar video nga ballkoni i apartamentit ku qëndronte, teksa shihet se vetura kishte ngecur në mes të rrugës.

Ndërsa, në një tjetër video tregon se si ishte detyruar të dalë nga dritarja e veturës, për shkak se rruga kishte filluar të mbulohej na uji.

Komentet e ndjekësve të tij ishin të shumta, ata ishin të gatshëm ta ndihmonin për t’i sjellë ushqim e pije, në rast se nuk ka mundësi t’i sigurojë.

Ardiani ua bëri të ditur fansave se është mirë, por vetura e tij gjendet ende në rrugë.