Vetura godet një këmbësor në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë - Gazeta Express
string(61) "vetura-godet-nje-kembesor-ne-magjistralen-mitrovice-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 19:36

Vetura godet një këmbësor në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 19:36

Një këmbësor është goditur nga një veturë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në segmentin rrugor në Vushtrri.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor Vushtrri, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur një këmësor i cili pësuar lëndime”, tha Zahiti. /Express/