Vetura e FSK-së bie në humnerë, pamje nga vendi i ngjarjes
Gazeta Express
05/02/2020 10:00
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e
Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 9 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të
Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri
automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani një personit i është ofruar
tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.