Vettingu/ Konfirmohen në detyrë dy zyrtarë të lartë të policisë - Gazeta Express
string(62) "vettingu-konfirmohen-ne-detyre-dy-zyrtare-te-larte-te-policise"

Vettingu/ Konfirmohen në detyrë dy zyrtarë të lartë të policisë

Gazeta Express

02/06/2020 9:44

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfitrmuar në detyrë Drejtorin e Krimit Financiar në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi.

KJV nuk ka gjetur asgjë të parregullt në deklarimet e Minxhozit, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Minxhozi ka kaluar me sukses vlerësimin e pasurisë; kontrollin e figurës; dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Ndërkohë ka kaluar vettingun edhe drejtori i Drjetorisë Rajonale të SHÇBA Arben Caka, i cili nuk ishte prezent, por në vend të tij u paraqit përfaqësuesi i tij ligjor.

Lexo Edhe: