Vetting, shkarkohet nga detyra drejtuesi i apelit në Durrës - Gazeta Express
string(58) "vetting-shkarkohet-nga-detyra-drejtuesi-i-apelit-ne-durres"

Gazeta Express

01/10/2020 9:36

Vetting, shkarkohet nga detyra drejtuesi i apelit në Durrës

Gazeta Express

01/10/2020 9:36

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin përfundimtar nga detyra të drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezit.

Vendimi u mor nga Albana Shtylla, Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Lexo Edhe:

Prokurori Elezi u shkarkua në prill 2019, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve me pasurinë.

Sipas KPK-së, prokurori nuk justifikonte me burime të ligjshme dhe dokumente blerjen e një apartamenti në Tiranë, një  ambienti zyre nga bashkëshortja dhe blerjen me çmim preferencial të një apartamenti në Durrës.

Me vendimin e KPA-së, Elezi shkarkohet përfundimisht nga detyra.