Gazetari Veton Surroi ka shprehur indinjatën e tij ndaj rrjetit kabllor dhe ofruesit të internetit Artmotion.
Surroi thotë se nuk mund të bësh një bisedë normale virtuale me rrjetin e internetit që e jep Artmotion.
Këto janë pesë arsyet që i ka përmendur Surroi:
Pesë arsye për të mos u lidhur me ARTMOTION:
1. Nëse ke nevojë për konferencë Zoom
2. Nëse do të lidhesh me Skype
3. Nëse do ta përdorësh Internetin për çfarëdo tjetër
4. Nëse don me u anku se shpejtësia e Internetit bie shpesh , nuk është konstante dhe ndërpritet në momentin kur ty të duhet
5. Nëse pret se pas ankesave shërbimi do të rregullohet.