Veton Surroi ua uron të gjithëve pavarësinë, e harron vetëm edhe Xhevdet Hamzën dhe ca zyrtarë të tjerë të OZNA’s famëkeqe - Gazeta Express
string(121) "vetonn-surroi-ua-uron-te-gjitheve-pavaresine-e-harron-vetem-edhe-xhevdet-hamzen-dhe-ca-zyrtare-te-tjere-te-oznas-famekeqe"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2021 12:54

Veton Surroi ua uron të gjithëve pavarësinë, e harron vetëm edhe Xhevdet Hamzën dhe ca zyrtarë të tjerë të OZNA’s famëkeqe

Lajme

Gazeta Express

17/02/2021 12:54

Vetëm Surroi ka aftësi që brenda një statusi t’ua urojë pavarësinë edhe Fadil Hoxhes edhe Shaban Polluzhës. I pari e tradhtoi të dytin që pastaj u vra nga forcat çetnike serbe.

Publicisti Veton Surroi ka zgjedhur që pavarësinë e Kosovës t’ua urojë disa figurave të përvecshme, që ai i ka vlerësuar se duhet të jenë në listën e tij.

Lexo Edhe:

Lista kontroverse e Surroit përfshin edhe funksionarë e heronj, që historia i njeh për role të kundërta.

Aty është edhe heroin Shaban Polluzha, u priu mijëra luftëtarëve nga e gjithë Kosova, në kryengritjen e parë antikomuniste në vitin 1945. Por, në listë ka edhe prej Shërbimit Inforativ Jugsllav, OZNA’s, që e kanë likuiduar Polluzhen.

Në listë gjendet edhe Fadil Hoxha, liderit komunist në Kosovë, prej vitit 1943 deri në vitin 1969. Kryekomunistit, Surroi, dikur ia kishte shkruar edhe parathënien në librin e tij me rrëfime, ku flet edhe për vrasjen e Polluzhës.

“Urime përvjetorin e pavarësisë  Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Fadil Hoxha, Shaban Polluzha, Veli Deva, Adem Jashari, Esad Mekuli, Bedri Pejani, Fehmi Agani, Jusuf Gërvalla, Nexhmije Pagarusha, Rexhai Surroi,  Anton Çetta, Agim Ramadani, Rahmije Dobroshi, Luan Haradinaj, Mahmut Bakalli, Gazmend Zajmi, Zahir Pajaziti, Ymer Pula, Melihate Ajeti, Ali Podrimja,  Mark Krasniqi, Ylfete  Humolli, Maksut Shehu…(një listë që pasurojmë çdo njëri prej nesh me emrat që nuk do harruar e me emrat e atyre që ende nuk kanë lindur)”.

Në librin me paradhënie të Surroit, “Fadil Hoxha në veten e parë”, kryekomunisti kishte treguar versionin e tij për vrasjen e Polluzhës dhe anëtarëve të tjerë të Çetës së Drenicës, më 21 shkurt të vitit 1945.

Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

“Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman”.