Vetizolohet këshilltari kryesor i kryeministrit britanik, shfaqi simptoma të koronavirusit - Gazeta Express
string(89) "vetizolohet-keshilltari-kryesor-i-kryeministrit-britanik-shfaqi-simptoma-te-koronavirusit"

Vetizolohet këshilltari kryesor i kryeministrit britanik, shfaqi simptoma të koronavirusit

Gazeta Express

30/03/2020 12:48

Këshilltari kryesor i kryeministrit Boris Johnson të Britanisë së Madhe, Dominic Cummings, është vetizoluar pasi ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ka konfirmuar qeveria britanike.

Ai filloi të përjetonte simptoma të virusit të ri gjatë fundjavës dhe do të vazhdojë të mbetet në kontakt me pjesën tjetër të kabinetit qeveritar gjatë periudhës së karantinës përmes metodave tjera.

Lexo Edhe:

Cummings ishte parë duke vrapuar nëpër rrugën ku ndodhet ndërtesa e qeverisë disa minuta pasi kryeministri Johnson njoftoi se është diagnostikuar me koronavirus.

Me virusin e ri tashmë është infektuar edhe ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock. Të njëjtën diagnozë e ka edhe negociatori për Brexit-in, David Frost.

Në vetizolim janë futur edhe këshilltari qeveritar për shëndetësi, Chris Whitty, dhe ministri për Skocinë, Alister Jack, pasi shfaqën simptoma të koronavirusit.

Qeveria britanike fillimisht vetëm bënte thirrje për izolim të qytetarëve, por më vonë mori masa konkrete, duke i angazhuar policët dhe forcat ushtarake, shkruan “Sky News”, transmeton Gazeta Express.