Vetizolohen pesë personat e infektuar me koronavirus në Podujevë - Gazeta Express
string(64) "vetizolohen-pese-personat-e-infektuar-me-koronavirus-ne-podujeve"

Vetizolohen pesë personat e infektuar me koronavirus në Podujevë

Gazeta Express

02/06/2020 13:49

Komuna e Podujevës ka njoftuar se pesë personat që rezultuan mbrëmë pozitivë për COVID-19, tashmë janë në vetizolim, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.

Lexo Edhe:

Siç ka njoftuar komuna, menjëherë pas konfirmimit të rasteve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, janë kontaktuar familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.

“Nënkryetari Rudari kërkoi që të ndërmerren masat konform me udhëzimet e IKSHPK, të vetizolohen personat e prekur me COVID-19 dhe të kryhen kontrolle mjekësore në familjet e tyre. Gjatë takimit të sotëm u ngrit si shqetësim edhe çështja e pjesëmarrjes së qytetarëve në ceremonitë mortore dhe organizmit të pritjes për ngushëllime”, thuhet në njoftim.

Në komunën e Podujevës, që nga shpallja e pandemisë e deri më tani janë regjistruar gjithsej 14 raste të personave të infektuar më COVID-19, prej tyre 8 pacientë janë shëruar, kurse një qytetar i infektuar ka ndërruar jetë. /Gazeta Express