Vetitë çudibërëse të rrushit të thatë


Gazeta Express
7 Qershor 2019 15:22

Rrushi i thatë ka një numër të madh të fibrave, mineraleve dhe vitaminave në përbërjen e tij, prandaj konsiderohet si një super ushqim, të cilin shumë mjekë e rekomandojnë për pacientët.

Mirëpo kohëve të fundit është vërejtur se nëse rrushin e thatë e zhysim në ujë, atëherë atij do t’i përforcohen edhe më shumë dobitë dhe efektet pozitive që ka. Nëse e vendosim atë në ujë dhe e lëmë përgjatë gjithë natës, atëherë të gjitha vitaminat dhe lëndët e tjera ushqyese do të shkrihet dhe si rrjedhojë do të keni një numër të madh të dobive.

Disa nga efektet pozitive janë:

1.Pastron mëlçinë- Përderisa mineralet që përmban rrushi i thatë kanë veti detoksifikuese, atëherë ai është shumë i mirë për largimin e toksinave nga trupi.

2.Jep energji- Nëse filloni të konsumoni rrush të thatë me ujë, atëherë do ta vëreni menjëherë një rritje të dukshme të energjisë. Për dallim nga pijet e tjera, ky lëng nuk do të përmbajë shtesa artificiale dhe nuk është i dëmshëm.

3.Ulë sasinë e kolesterolit dhe stabilizon shtypjen e gjakut- Përpos efekteve të lartpërmendura, rrushi i thatë me anë të përbërësve natyralë që përmban, ka efekt edhe të stabilizimin e shtypjes së gjakut dhe njëkohësisht uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Gjithsesi njerëzit duhet ta kenë parasysh se, rrushi i thatë pavarësisht se ka shumë efekte pozitive gjithsesi nuk mund të jetë zëvendësues i barnave, prandaj konsultimi me mjekun përpara se të filloni ta aplikoni është i këshillueshëm. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart