Vetëvrasja e të birit, babai ngre dyshime për nusen


Gazeta Express
12 Qershor 2019 15:08

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është rikthyer historia e Artur Zenelaj nga Vlora i cili dy muaj më parë humbi djalin e vetëm.

Babai një javë më parë rrëfeu ngjarjen si u njoftua për vetëvrasjen e të birit dhe çfarë ndodhi me hetimin.

Mario Gavani u vetëvra më 25 prill duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës ku jetonte së bashku me bashkëshorten e tij.

Arturi rrëfeu se telefonatat e fundit që bëri me të birin i la të kuptojë se ai ka qenë në presione të vazhdueshme nga e ëma.

Ndërkohë babai ka ngritur dyshimet e tij për hetimin e bërë nga prokuroria. Ai tha se nuk është pyetur kurrë nga ky organ kompetent për hetimin e situatës. Babai i revoltuar në studio bëri publike edhe disa telefonata me nusen e të birit.

Emisioni “Me zemër të hapur” mori një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Vlorës lidhur me këtë rast, ky institucion u shpreh zyrtarisht se çështja është në hetim. Ndërkohë sot Arturi u rikthye sërish në studio për t’u ballafaquar me nusen e djalit.

Nusja në një letër dërguar stafit të emisionit, thoshte se bashkëshorti i saj ishte trafikant dhe përdorues kokaine duke e akuzuar familjen e tij se ka qenë indiferente ndaj jetës së tij, çka solli vetëvrasjen. “Ndaj mos më kërkoni mua përgjegjësi por duhet të fajësoni veten tuaj”, shprehet ajo në letër.

Ndërkohë i ati, i tha nuses së të birit që nuk duhet të kishte shkuar në Gjermani por të qëndronte në Vlorë për ta ndihmuar me zbardhjen e ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart