Vetëvendosje të enjten planifikon të mbledhë në sheshe mijëra aktivistë - Gazeta Express
string(72) "vetevendosje-te-enjten-planifikon-te-mbledhe-ne-sheshe-mijera-aktiviste1"

Vetëvendosje të enjten planifikon të mbledhë në sheshe mijëra aktivistë

Gazeta Express

26/05/2020 23:20

Rreth 3500 aktivistë të Vetëvendosjes pritet që të mblidhen në tre sheshet kryesore të Prishtinës, të enjten e 28 majit.

Duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 19:00 ata thuhet se do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ‘Skenderbeu’, ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Adem Jashari’.

Lexo Edhe:

“Në këtë organizim do të marrin pjesë rreth 3500 persona, distanca mes pjesëmarrësve do të jetë dy metra, dhe secili pjesëmarrës do të jetë i pajisur me doreza dhe maska”, thuhet në njoftimin, dokumentin e të cilit e ka publikuar Indeksonline.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndaluar tubimet me shumë njerëz për shkak të rresikut të përhapjes së koronavirusit.