Vetëvendosja shkon në zyrat e LDK-së për ta nisur harmonizimin e programeve


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 13:11

Grupi punues i Vetëvendosjes ka arritur në selinë qendrore të LDK-së, ku do të mbahet takimi i parë për harmonizim të programeve të paralajmëruara pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, shkruan Gazeta Express.

Pjesë e takimit nga Vetëvendosja janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi.

Nga LDK-ja, ndërkaq, grupi punues përbëhet nga Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku.

Ky është takimi i parë, pasi që paraprakisht ishte diskutuar në nivel të liderëve.

Këto takime mes dy partive po vazhdojnë si përpjekje për të harmonizuar programet partiake në rast të arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, LVV-ja ka dalë e para, ndërsa LDK-ja e dyta. Kurti ka thënë se në rast se nuk arrihet koalicioni me partinë që drejton Isa Mustafa, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. //GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart