Vetëvendosje edhe një herë mesazh LDK’së se nuk ia jep kandidatin për kryeministër


Gazeta Express
20 Gusht 2019 22:08

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë sot se Albin Kurti duhet të jetë kandidat për kryeministër nëse LDK dhe Vetëvendosje arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Haxhiu, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se Vetëvendosje ka dyshim në aftësitë e LDK-së për t’i çuar përpara proceset e mëdha.

“Nuk kemi besim se dikush nga LDK-në mundet me i dërgu proceset përpara, prandaj Albin Kurti duhet të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se në koalicionin e mundshëm me LDK-në “duhet të diskutojmë për problemet e Kosovës, papunësinë, varfërinë dhe problemet e brendshme.

“Këto janë tema të rëndësishme, para së të flasim për poste”, ka deklaruar Haxhiu.

Te fundit


Kthehu lart