Vetëvendosja e sulmon Vjosa Osmanin nga Shqipëria - Gazeta Express
string(49) "vetevendosje-e-sulmon-vjosa-osmanin-nga-shqiperia"

Vetëvendosja e sulmon Vjosa Osmanin nga Shqipëria

Gazeta Express

03/01/2020 15:55

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka folur rreth deklaratës së bërë sot nga nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, se do të ishte gabim historik nëse nuk do të arrihej një pajtim Mustafa-Kurti për një koalicion për ndërtimin e institucioneve të reja.

Megjithatë Hoxha ka thënë se Osmani do të ishte mirë të kuptonte se një gabim historik ishte edhe fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Agim Veliun e Lutfi Hazirin.

Lexo Edhe:

Siç ka shkruar anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes në Shqipëri, LDK’ja ka mashtruar votuesit e saj kur ka nxjerrë Osmanin si kandidate për kryeministre.

Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Vjosa Osmani tha se është gabim historik për vendin nëse nuk bëhet koalicioni qeveritar VV-LDK. Do të ishte më mirë të gjente se gabimi historik ishte fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Ky mashtrim është gabimi i vërtetë historik që kryen LDK-ja me votuesit e saj.