Vetëvendosja e konfirmon përplasjen me komisionerët e Nismës në QNR


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 14:51

Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje ka konfirmuar se sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka pasur një përplasje verbale në mes të komisionerëve të partisë së Albin Kurtit dhe partisë së Fatmir Limajt.

Në përgjigje thuhet se ka pasur reagime nga vëzhguesit e Nismës, të cilat më pas janë shoqëruar edhe me reagime nga komisionerët e VV-së, megjithatë gjithçka në suaza të një përplasjeje verbale është tejkaluar.

“Ka pasur një provokim nga ana e vëzhguesit të NISMA-s me ç’rast vëzhguesit tanë kanë reaguar, por nuk ka pasur asgjë më shumë se një përplasje verbale e cila është tejkaluar”, thuhet në përgjigjen e VV-së për Express.

Tensionet në mes të Nismës dhe VV-së janë rritur qëkur Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e tre kandidatëve të VV-së për deputetë për votat e ardhura nga Serbia.

PZAP-i kishte marrë vendim që ato vota të hiqeshin nga rezultati përfundimtar, gjë që rezultonte me hyrjen e Nismës në Kuvend dhe humbjen e 3 deputetëve për Lëvizjen Vetëvendosje. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart