Vetëvendosje çel kanal, zyrtari i saj është i ftuar i parë - Gazeta Express
string(59) "vetevendosje-cel-kanal-zyrtari-i-saj-eshte-i-ftuar-i-pare-2"

Vetëvendosje çel kanal, zyrtari i saj është i ftuar i parë

Gazeta Express

06/08/2020 19:00

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin.

Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë në Klan Kosova se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

Lexo Edhe:

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën.

“Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë  ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”, është shprehur Haxhiu.