Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar kërkesën për interpelancë për kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me vendimin e qeverisë për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, raporton Gazeta Express.
VV përmes një komunikate për media ka njoftuar se kërkesën për interpelancë e kanë bërë pasi vendimi i qeverisë është i dëmshëm dhe i shërben mirëmbajtjes së korrupsionit.
“Sot, Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi kërkesën për interpelancë për Avdullah Hotin, lidhur me vendimin e qeverisë për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion.Në kohën kur kërkohet ndërmarrja e veprimeve konkrete në luftimin e korrupsionit, krijimin e mekanizmave efikas dhe të pandikuar për të hetuar, gjykuar e konfiskuar pasurinë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, Qeveria e Kosovës e bënë të kundërtën, duke shpërbërë Task-forcën antikorrupsionn në Policinë e Kosovës.Ky vendim është i dëmshëm dhe i shërben më shumë mirëmbajtjes së korrupsionit. Kësisoj pengon edhe ato pak mekanizma kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare e pasurisë publike”, thuhet në komunikatën e VV’së. /Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...