Vetëtima mbyt 18 elefantë përnjëherë në Indi - Gazeta Express
string(44) "vetetima-mbyt-18-elefante-pernjehere-ne-indi"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 8:30

Vetëtima mbyt 18 elefantë përnjëherë në Indi

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 8:30

Një grup prej 18 elefantësh janë gjetur të ngordhur në rajonin Assam të Indisë. Zyrtarët thanë se elefantët u mbytën nga rrufeja që e goditi pyllin e mbrojtur, Kandoli.

Banorët e fshatit i njoftuan autoritetet kur i gjetën trupat e elefantëve në pyll. Kryeministri rajonal, Himanta Sarma, tha se është i shqetësuar nga numri i madh i elefantëve të ngordhur dhe se është urdhëruar nisja e hetimeve për këtë rast.

Lexo Edhe:

Në Indi jetojnë mbi 27.000 elefantë aziatikë, ndërsa rreth 21 për qind e tyre jetojnë në rajonin Assam, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo është hera e parë në 20 vitet e fundit në Assam që kaq shumë elefantë gjenden të ngordhur në të njëjtën kohë.

Ministri shtetëror i Pyjeve shkroi në rrjetet sociale se është thellësisht i pikëlluar nga ngordhja e elefantëve për shkak të rrufesë masive në Nagaon.

Ai shtoi se zyrtarët përgjegjës për botën e egër do të shkojnë në vendin e ngjarjes të premten në mëngjes.