Vetëtima i lëndon 6 tifozë, ndërpritet turneu i golfit


Gazeta Express
25 Gusht 2019 9:28

Gjashtë persona janë lënduar nga vetëtima në përfundim të sezonit të kampionatit të golfit në Atlanta.

Turneu u pezullua në orën 4:17 pasdite sipas kohës lokale, për shkak të bubullimave dhe vetëtimave në atë zonë, transmeton Gazeta Express.

Dy vetëtima e goditen një pemë, pjesët e së cilës i lënduan gjashtë persona, bëjnë të ditur organizatorët e turneut.

Organizatorët kanë theksuar se personat e lënduar nuk janë në rrezik për jetë.

Pesë nga gjashtë personat e lënduar janë dërguar në spital me ambulancë.

Rundi i tretë i pezulluar dje, do të rinisë sot në mëngjes sipas kohës lokale në SHBA.

Te fundit


Kthehu lart